Fuat Kabakçı
23 Maj 2017•Përditësim: 24 Maj 2017
PEKIN (AA) – Së paku 11 persona kanë mbetur të bllokuar për shkak të prurjeve të ujit që goditën një minierë të qymyrit në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua lajmëron se prurjet e ujit kanë përfshirë minierën e provincës Shanxi, në veri të vendit.
Janë dërguar shumë ekipe të shpëtimit, ndërsa kanë filluar hetimet për ngjarjen.