Betül Yürük
23 Maj 2017•Përditësim: 23 Maj 2017
NEW YORK (AA) – Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) ka dënuar ashpër testimin e fundit raketor të Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Koreja e Veriut të dielën njoftoi se me sukses ka testuar raketë me rreze të mesme veprimi. KS-OKB me kërkesë të SHBA-ve, Japonisë dhe Koresë së Jugut do të mbajë seancë në të cilën do të bisedohet për testimet e fundit që i kreu Koreja e Veriut.
Para takimit u publikua një njoftim i Këshillit në të cilin përveç dënimit të testimit, thuhet se shqetësuese janë veprimet nxitëse dhe ripërsëritën thirrjen për bashkëpunim për të ulur tensionin dhe Koreja e Veriut të çarmatoset në aspektin bërthamor.
KS-OKB për shkak të programit bërthamor nga viti 2006 i ka vendosur Koresë së Veriut sanksione ushtarake dhe ekonomike. SHBA-të kërkojnë vendosjen e sanksioneve shtesë, ndërsa Koreja e Veriut pohon se testimet e raketave balistike kanë për qëllim avancimin e mbrojtjes.