Ekip
18 Shtator 2016•Përditësim: 18 Shtator 2016
PEKIN (AA) – Më shumë se 140 fluturime janë anuluar në Tajvan për shkak të erërave të forta nga tajfuni që goditi pas stuhisë së mëparshme duke lënë të paktën 29 të vdekur në këtë ishull dhe Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia qendrore zyrtare tajvaneze e lajmeve raportoi të dielën se Byroja Qendrore e Motit ka lëshuar një paralajmërim për shi të dendur për disa pjesë të ishullit, duke paralajmëruar për rrëshqitje të dheut dhe gurëve në rajonet malore, si dhe përmbytje në zonat e ulëta.