Murat Karadağ
18 Shtator 2016•Përditësim: 19 Shtator 2016
SRINAGAR (AA) - Si pasojë e një sulmi të kryer ndaj një baze ushtarake nga kryengritësit pro-pavarësisë në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë njoftohet se kanë humbur jetën 17 ushtarë dhe janë plagosur shumë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të bërë nga një zyrtar i ushtrisë së Indisë theksohet se në sulmin e kryer nga militantët ndaj bazës ushtarake në Xhamu Kashmir kanë humbur jetën 17 ushtarë dhe janë plagosur disa të tjerë.
Ndër të tjera zyrtari ka bërë të ditur se janë vrarë 4 militantët të cilët sulmuan ushtarët me armë dhe bomba dore pasi depërtuan në bazën ushtarake në rajonin Uri.