Ali Abo Rezeg
18 Shtator 2016•Përditësim: 18 Shtator 2016
GAZA (AA) – Lëvizja palestineze Hamas ka kritikuar vendimin e SHBA-ve me të cilin lideri i saj është vendosur në listën e “terroristëve botëror”, raporton Anadolu Agency (AA).
Departamenti Amerikani Shtetit të premten vendosi emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Fathi Hammadi në "Listën e Terroristëve Global" të përcaktuar në mënyrë të veçantë (SDGT).
“Kjo është një çështje serioze që reflekton njëanshmërinë amerikane lidhur me okupimin e Izraelit”, thuhet në njoftimin e Hamasit ku bëhet thirrje që SHBA-të të tërheqin vendimin i cili sipas tyre provokon ndjenjat e popullit në tërësi.
“Ky vendim nuk do të na bëjë terroristë as që do të zbehë dëshirën e popullit për të mbrojtur të drejtat e tij”, thuhet më tej në kumtesë.
Departamenti i Shtetit tha se në cilësi të ministrit të Brendshëm, Hammad ka qenë përgjegjës për sigurinë në Gaza për çka kishte shfrytëzuar pozitën që të koordinohet me “celulat terroriste”.
Më tej thuhet se Hammad ka themeluar televizionin Al-Aqsa, i cili kryesisht ka funksionuar si shtëpi mediatike e Hamasit, ku pretendohet se ka përdorur median për të rekrutuar fëmijët për t'u bërë luftëtarë të Hamasit dhe kamikazë kur të arrijnë moshën madhore.Më herët gjatë vitit 2015 SHBA-ja kishte përfshirë në listën e saj të terroristëve tre zyrtarë të lartë të Hamasit. Si pasojë e këtij kategorizimi çdo qytetar i SHBA-ve apo ndonjë banor i Shteteve të Bashkuara e ka të ndaluar të bashkëpunojë me Hammadin, ndërsa të gjitha asetet e tij dhe pronat që ndodhen brenda territorit të SHBA-së, ose që bien brenda kompetencave të SHBA-ve do të bllokohen.