Ala Atullah,Said İbicioğlu
28 Janar 2016•Përditësim: 28 Janar 2016
GAZË (AA) - Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një tuneli ku po bëheshin punime riparuese nga ana e Brigadës Izzeddin el-Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e kësaj brigade thuhet se deri tek shembja e tunelit erdhi nga shkaku i kushteve të pafavorshme të motit gjatë punimeve. Dje u bë e ditur se për shkak të shembjes së një tuneli në rajon është ndërprerë komunikimi me ekipin brenda.
Qeverisja ushtarake në Egjipt e cila erdhi në pushtet më 3 korrik 2013 pas grusht shtetit, ka shkatërruar një numër të madh të tuneleve të cilat nga palestinezët njihen si "pika jetike". Qeveria egjiptiane me anë të tubacionit të shtruar gjatë kufirit, më 18 shtator mbushi me ujë deti tunelet në rajon.