Fuat Kabakçı
18 Qershor 2017•Përditësim: 19 Qershor 2017
PEKIN (AA) - Si pasojë e përfshirjes në turbulencë të një avioni të kompanisë ajrore kineze, të paktën 26 pasagjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë Xinhua, një avion i linjës ajrore kineze Dongfang Hangkong Gongsı, që udhëtonte nga Parisi në drejtim të jugperëndim të Kinës, është përfshirë në një turbulencë. Si pasojë 26 persona janë plagosur, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërt, pas uljes së avionit në aeroportin Kunming Çangshui.
Sipas informacioneve të marra nga udhëtarët, avioni qëndroi rreth 10 minuta në turbulencë. Si pasojë bagazhet kanë rënë nga vendi i tyre, nga të cilat janë plagosur udhëtarët. Ata thanë se disa udhëtarë kanë pësuar fraktura në trup.