Mohamed Sabry Emam Muhammed
18 Qershor 2017•Përditësim: 19 Qershor 2017
KAJRO (AA) – Një polic egjiptian u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në jug të Kajros, të dielën, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ministrisë theksohet se bomba shpërtheu në momentet kur makina që i përkiste Forcave Qendrore të Sigurisë në të cilën ndodheshin një grup oficerësh dhe rekrutësh po kalonte në lagjen periferike Maadi.
Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Muajin e kaluar, u vranë tre policë në sulmin militant ndaj një patrulle të sigurisë në lindje të Kajros.
Një muaj më parë, të paktën 29 persona u vranë në një sulm të pretenduar nga grupi terrorist DEASH ndaj një automjeti që po mbante të krishterët Kopt në Minya, në jug të Kajros.
Autoritetet egjiptiane vendosën gjendje të jashtëzakonshme tre-mujore në prill, pas dy sulmeve të kishave në Egjiptin verior, përgjegjësinë e të cilave e mori DEASH, në të cilat u vranë të paktën 46 persona dhe pati shumë të plagosur.