Bota

Kinë, 5 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në provincën Jiangxi në lindje të Kinës

Emel Gözellik  | 02.03.2021 - Përdıtësım : 02.03.2021
Kinë, 5 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Ankara

Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në provincën Jiangxi në lindje të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët njoftuan se është rrëzuar helikopteri i llojit B-10GD i shërbimit të meteorologjisë të provincisë në rajonin Ji'an dhe se 5 persona e kanë humbur jetën, informuan mediat vendase.

Nuk janë bërë të ditur shkaqet e rrëzimit të helikopterit. Lidhur me incidentin kanë filluar hetime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın