Bota

Pretendohet se ushtria e Mianmarit ka përdorur dronë prodhim izraelit kundër protestuesve

Zëdhënësja e organizatës për të drejtat e njeriut Drejtësi për Mianmarin është shprehur se ushtria e Mianmarit ka importuar dronë të prodhimit izraelit për të shtypur opozitarët

Ömer Faruk Yıldız  | 02.03.2021 - Përdıtësım : 02.03.2021
Pretendohet se ushtria e Mianmarit ka përdorur dronë prodhim izraelit kundër protestuesve

Kuala Lumpur

Pretendohet se ushtria e cila ka marrë qeverinë me puç ushtarak në Mianmar, ka përdorur mjetet ajrore pa pilot (dronët) prodhim izraelit për të ndjekur protestuesit kundër grushtit të shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ma Yadanar Maung, zëdhënësja e organizatës për të drejtat e njeriut Drejtësi për Mianmarin e cila ka folur për gazetën "New York Times", është shprehur se ushtria ka importuar dronë të prodhimit izraelit për të shtypur opozitarët.

Gjithashtu ajo theksoi se ushtria e Mianmarit ka përfituar edhe nga programet pirate që njohin mundësi për qasje duke thyer sistemet e kompjuterëve dhe të telefonave të mençur.

"Ushtria e Mianmarit këto lloj mjetesh digjitale i përdor për të përcaktuar dhe arrestuar ata që kryejnë protesta paqësore", tha Maung.

Bëhet e ditur se kompania izraelite Elbit Systems e cila i ka shitur ushtrisë së Mianmarit dronët, edhe më parë në vitin 2015 ka furnizuar me dronë ushtrinë e Mianmarit dhe se këto dronë janë përdorur gjatë spastrimit etnik në rajonin Arakan në vitin 2017.

Maung theksoi se pavarësisht që Izraeli në vitin 2018 ka vendosur të ndërpresë eksportet ushtarake ndaj Mianmarit, kompania Elbis Systems ka nënshkruar në vitin 2019 dhe në 2020 me ushtrinë e Mianmarit tendera për riparimin dhe mirëmbajtjen e dronëve.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Teksa ushtria shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit, në vend më pas u arrestuan shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë OKB-në, Bashkimin Evropian (BE), shumë vende kryesisht Turqia, reaguan ashpër ndaj puçit ushtarak. SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe zbatuan sanksione ndaj zyrtarëve që luajtën rol në grushtin e shtetit.

Kundër grusht shtetit në vend populli filloi protesta më 6 shkurt me kërkesën për kthimin në demokraci, ndërkohë që përjetimi i humbjes së jetëve si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë, shkaktoi rritjen e pjesëmarrjes në protesta.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrestim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.