Politikë, Bota

Kina paralajmëron SHBA-të për "masa reciproke" ndaj mediave

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lijian Zhao, tha se "Kina do të ndërmarrë masat e nevojshme në përgjigje të SHBA-ve për përcaktimin e gjashtë mediave kineze si misione të huaja"

Islam Uddin  | 22.10.2020 - Përdıtësım : 23.10.2020
Kina paralajmëron SHBA-të për "masa reciproke" ndaj mediave

Ankara

Kina ka paralajmëruar SHBA-të për masa reciproke pasi kjo e fundit përcaktoi gjashtë media kineze si misione të huaja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportoi e përditshmja kineze Global Times, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lijian Zhao, tha se "Kina do të ndërmarrë masat e nevojshme në përgjigje të SHBA-ve për përcaktimin e gjashtë mediave kineze si misione të huaja".

Lijian kërkoi nga SHBA menjëherë të korrigjojë gabimet, si dhe të ndalojë shtypjen politike dhe kufizimet e paarsyeshme ndaj medias kineze.

Dje, Departmenti i Shtetit i SHBA-ve përcaktoi operacionet e gjashtë mediave kineze në SHBA si misione të huaja.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se të gjitha kompanitë ishin "në pronësi të konsiderueshme ose të kontrolluara në mënyrë efektive nga qeveria kineze", por theksoi se nuk do të kufizojnë informacionin që mediat publikojnë në SHBA.

Çështja e gjashtë mediave, "Yicai Global", "Jiefang Daily", "Xinmin Evening News", "Social Sciences in China Press" dhe "Beijing Review and Economic Daily", është veprimi i fundit nga SHBA-të, që në mënyrë të përsëritur nxit reagime nga Kina.

SHBA në muajin qershor renditi si misione të huaja edhe Televizionin Qendror të Kinës, "China News Service", "People's Daily" dhe "Global Times", veprim që pasoi pas shtimit të katër kompanive të tjera në muajin shkurt si misione të huaja.

Sipas përcaktimit të misionit të huaj, publikimi duhet t'i përmbahet disa kritereve që zbatohen për konsullatat dhe ambasadat, përfshirë njoftimin e Zyrës së Misioneve të Huaja në Departmentin e Shtetit për personelin e tyre aktual në SHBA dhe informacione bazë për ata individë.

Ata po ashtu duhet të informojnë autoritetet amerikane nëse diksuh largohet ose një punonjës i ri arrin, një kërkesë standarde për një ambasadë ose konsullatë. 

Po ashtu prona në pronësi të organizatave të medias ose me qira i nënshtrohet miratimit nga Zyra e Misioneve të Huaja.

Vendimi që përcakton mediat kineze pasoi dëbimin e Pekinit të tre punonjësve të Wall Street Journal në muajin shkurt, pasi një kryeartikull i diskutueshëm u shfaq në gazetë duke kritikuar trajtimin e Kinës për shpërthimin e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın