Politikë

Kina: "Nuk ka vend për kompromis" për Tajvanin

“Për çështjet që lidhen me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, Kina nuk ka vend për kompromis”, tha Wang Wenbin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës

Riyaz Khaliq Khaliq  | 23.05.2022 - Përdıtësım : 24.05.2022
Kina: "Nuk ka vend për kompromis" për Tajvanin

Stamboll

Duke e ngritur lart çështjen pas komenteve të presidentit të SHBA-së Joe Biden për Tajvanin, Kina sot përjashtoi kompromisin dhe u zotua të ndërmarrë "veprime të vendosura për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat e saj të sigurisë", raporton Anadolu Agency (AA).

“Për çështjet që lidhen me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës, Kina nuk ka vend për kompromis”, tha Wang Wenbin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, në një konferencë shtypi në Pekin.

"Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e popullit kinez," shtoi ai, duke shprehur pakënaqësi të fortë në përgjigje të komenteve të Biden-it.

Më herët, Biden në një konferencë shtypi në Japoni tha se Washington-i do të ndërhynte ushtarakisht nëse Kina përdor forcën për të pushtuar Tajvanin.

"Politika jonë ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar aspak. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në të gjithë ngushticën e Tajvanit për të siguruar që të mos ketë ndryshim të njëanshëm në status quo", tha Biden në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin japonez Fumio Kishida. Tokio.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse SHBA-ja do të përfshihej ushtarakisht në Tajvan nëse Kina përdor forcën për të marrë nën kontroll ishullin, Biden u përgjigj: "Po".

"Ky është zotimi që kemi marrë," shtoi Biden.

Megjithatë, Pekini i kërkoi Washington-it që të "përmbahej me zell" ndaj parimit "Një Kinë" dhe tre komunikatave të përbashkëta që nënshkroi me Kinën.

“Kina do të ndërmarrë veprime të vendosura për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat e saj të sigurisë”, tha Ëang, duke shtuar: “Dhe do të bëjmë atë që thamë”, sipas të përditshmes kineze Global Times.

Marrëdhëniet Kinë-SHBA udhëhiqen nga Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin, një ligj amerikan i vitit 1979, i rregulluar nga ajo që njihet si Tre Komunikata, sipas të cilave Washington-i i përmbahet të ashtuquajturës politika e "Një Kine", me Tajvanin si pjesë e Kinës kontinentale.

Pekini e konsideron Tajvanin, vendin e mbi 24 milionë njerëzve, si "provincën e tij të shkëputur" dhe nuk e ka përjashtuar marrjen e kontrollit të ishullit me forcë.

Taipei, megjithatë, ka insistuar në pavarësinë e tij që nga viti 1949 me marrëdhënie të pavarura diplomatike me 14 vende.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın