Bota

SHBA, rritet frika e afro-amerikanëve për shkak të sulmeve raciste ndaj tyre

Afro-amerikanët pjesëmarrës në anketë theksuan se ka pasur "shumë pak" zhvillim në çështjen e trajtimit të policisë ndaj personave me ngjyrë pas protestave që u pasuan pas vrasjes së George Floyd nga policia

Mücahit Oktay  | 22.05.2022 - Përdıtësım : 23.05.2022
SHBA, rritet frika e afro-amerikanëve për shkak të sulmeve raciste ndaj tyre

New York

Një sondazh i zhvilluar në SHBA tregon se pas sulmit me armë kundër afroamerikanëve në një supermarket në qytetin Buffalo të New Yorkut janë rritur përmasat e shqetësimit që afroamerikanët kanë lidhur me rreziqet raciste ndaj tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas anketës nga "Washington Post-Ipsos", pas sulmit në Buffalo ku humbën jetën 10 persona, 8 nga 10 afroamerikanë janë të frikësuar se mund të rriten sulmet raciste ndaj tyre.

Afro-amerikanët pjesëmarrës në anketë theksuan se ka pasur "shumë pak" zhvillim në çështjen e trajtimit të policisë ndaj personave me ngjyrë pas protestave që u pasuan pas vrasjes së George Floyd nga policia në vend.

Pas sulmit në Buffalo ku nga 13 persona të qëlluar 11 prej tyre ishin persona me ngjyrë, thuhet se vetëm masa 10 për qind e afro-amerikanëve shpresojnë se problemi i racizmit do të rregullohet në një periudhë të jetës së tyre dhe se shumica prej 53 për qind e tyre kanë shprehur se do të ketë përkeqësim.

Sipas sondazhit, 70 për qind e afro-amerikanëve mendojnë se të paktën gjysma e amerikanëve të bardhë kanë besim supremacist ndërsa 75 për qind e tyre mendojmë se supremacia e të bardhëve është "një kërcënim i madh" për ata.

Ndërkohë 63 për qind e afro-amerikanëve që u janë përgjigjur pyetjeve kanë theksuar se qasja e lehtë tek armët kontribuon "në masë të madhe" për njerëzit që kryejnë krime të urrejtjes ndërkohë që 57 për qind e tyre kanë thënë të njëjtën gjë për "edukimin personal dhe familjar".

Po ashtu 52 për qind e afro-amerikanëve kanë vënë në dukje se media sociale kontribuon në masë të madhe për krimet e urrejtjes dhe se 45 për qind e tyre kanë thënë se në shkolla nuk mësohet mjaftueshëm toleranca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın