Bota

Kina kritikon ndalimin e aplikacioneve celulare nga India

"India duhet ta korrigjojë menjëherë këtë praktikë diskriminuese”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lijian Zhao në një konferencë për media në Pekin

Riyaz Ul Khaliq   | 25.11.2020
Kina kritikon ndalimin e aplikacioneve celulare nga India

Ankara

Kina sot ka kritikuar hapin e Indisë për të ndaluar 43 aplikacione tjera për celularë, përfshirë ato me prejardhje kineze, duke argumentuar se New Delhi ka "shkelur parimet e tregut", transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ndalimi është shkelje e parimeve të tregut dhe rregullave të OBT-së (Organizatës Botërore të Tregtisë). India duhet ta korrigjojë menjëherë këtë praktikë diskriminuese”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lijian Zhao në një konferencë për media në Pekin, sipas të përditshmes kineze "Global Times".

India të martën ndaloi 43 aplikacione celulare për gjoja përfshirje në aktivitete të cilat "cenojnë sovranitetin dhe integritetin e Indisë".

"Ky veprim u ndërmor bazuar në inputet në lidhje me këto aplikacione për përfshirje në aktivitete që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen e Indisë, sigurinë e shtetit dhe rendin publik", tha Ministria e Elektronikës dhe Teknologjisë së Informacionit të Indisë.

Më herët, ambasada e Kinës në kryeqytetin indian New Delhi tha se Pekini kundërshton palën indiane për "përdorimin e përsëritur të “sigurisë kombëtare” si një justifikim për të ndaluar disa aplikacione mobile me sfond kinez".

"Shpresojmë se pala indiane mund të sigurojë një mjedis biznesi të drejtë, të paanshëm dhe jo-diskriminues për të gjithë aktorët e tregut nga vende të ndryshme, përfshirë Kinën dhe të korrigjojë praktikat diskriminuese duke shkelur rregullat e OBT-së", tha zëdhënësi i ambasadës.

Në qershor, India bllokoi dhjetëra aplikacione celulare, përfshirë ato me sfond kinez.

Ky hap erdhi mes tensioneve të vazhdueshme Indi-Kinë përgjatë kufirit, e njohur si Linja e Kontrollit Aktual (LAC), në zonën Ladakh të rajonit të diskutueshëm Jammu dhe Kashmir.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın