Bota, Koronavirusi

Kroaci, 56 viktima dhe 3.063 raste të reja me COVID-19

Numri i rasteve aktive sot arriti në 20.691, njoftoi Mbrojtja Civile

Stipe Majic  | 25.11.2020 - Përdıtësım : 25.11.2020
Kroaci, 56 viktima dhe 3.063 raste të reja me COVID-19

Zagreb

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci u regjistruan 56 viktima dhe 3.603 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i rasteve aktive sot arriti në 20.691, njoftoi Mbrojtja Civile.

Midis tyre, 2.136 pacientë janë në spital, nga të cilët 240 janë në respiratorë.

"Që nga 25 shkurti i vitit 2020 kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci janë regjistruar 111.617 raste me COVID-19 nga të cilët 1.501 kanë vdekur, 89.425 janë shëruar, nga të cilët 2.017 në 24 orët e fundit", thuhet në deklaratë.

Aktualisht në vetë-izolim janë 45.518 persona.

Deri më tani janë testuar 702.242 persona nga të cilët 10.194 në 24 orët e fundit.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın