Gülşen Topçu
30 Gusht 2020•Përditësim: 31 Gusht 2020
Ish-kreu i zyrës politike të Hamasit, Khaled Mashal, deklaroi se ideja për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin është inicuar me qëllim të futjes nën kontroll të botës arabe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një takimi të mbjatur përmes rrjeteve sociale në organizim të grupit të Rinisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Marokut, Mashal foli për çështjen palestineze pas zhvillimeve të fundit.
Duke potencuar se Izraeli gjatë formimit të tij ka ndjekur strategjinë e zgjerimit gjeografik të kufijëve të saj dhe në këtë kontekst pushtoi pjesë të Egjiptit, Sirisë, Libanit dhe Jordanisë, Mashal tha:
"Pas luftës arabo-izraelite të vitit 1973 dhe disfatës së ushtrisë izraelite nga Egjipti, fillimit të revolucionit palestinez dhe ngritjes së botës arabe, armiku (Izraeli) ndryshoj strategjinë dhe iu kthye negociatave. Ai arriti të neutralizojë Egjiptin me marrëveshjen e Camp Devid të vitit 1978. Pas kësaj, u inicua ideja e normalizimit për të kontrolluar botën arabe".
Ai më tej shtoi se Izraeli ndjek një politikë të re duke shfrytëzuar ndryshimet rajonale dhe arenën ndërkombëtare vitet e fundit. Sipas Mashal, përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin nuk sjellin dobi për askë përveç administratës së Tel Aviviit.
Ai theksoi se disa vende të botës islame kanë ndikim në ndryshimet globale, për dallim nga vendet arabe të cilat në masë të madhe kanë humbur fuqinë dhe ndikmin e tyre, dhe shtoi: "Turqia ka filluar të trembë izraelin me modelin e islamit politik dhe me fuqinë e saj demokratike, tregtare dhe industriale".
Duke sqaruar se si Izraeli dhe administrata amerikane shpresojnë se arabët dhe Palestina me kënaqësi do të pranojnë të ashtuquajturën "marrëveshje e shekullit" dhe ta fusin atë në zbatim, Mashal nënvizoi se asnjë palestinez nuk do të pranojë marrëvshje të tilla dhe se në këtë plan është duke u punuar për arritjen e një marrëvshjeje midis grupeve palestineze.