Samir Kajoševic
30 Gusht 2020•Përditësim: 30 Gusht 2020
Qendra për Monitorim dhe Hulumtim (CEMI) njoftoi se në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, deri në ora 9:00 kanë votuar 14,7 përqind e elektoratit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kordinatorja e OJQ-së Maja Bjeliç tha se në Podgoricë votuan 15,2 përqind, në rajonin jugor 15,5 përqind dhe në veri 12,6 përqind. Komisioni Qëndror Zgjedhor (KQZ) nuk ka publikuar ende të dhënat e daljes.
"Krahasuar me vitin 2016, është vërjetur një rritje e daljes deri në ora 9:00, kur dalja ishte dyfish më e vogël", tha Bjeliç.
Ajo tha se vëzhguesit e CEMI-t kanë regjistruar një numër parregullsish.
Sipas saj, vëzhguesit vërejtën mungesë kujdesi në zbatimin e masave të Trupit Koordinativ Kombëtar dhe rekomandimeve teknike të KQZ-së për uljen e rrezikut nga COVID-19.
Të drejtën për votë në Mal të Zi kanë 540.026 qytetarë, të cilët votojnë në gjithësej 1.217 qendra votimi. CEMI monitoron zgjedhjet parlamentare, si dhe ato lokale në Budvë, Tivat, Kotor, Andrijevicë dhe Guci. OJQ-ja ka akredituar 1.355 vëzhgues, të cilët janë shpërndarë në pothuajse të gjitha qendrat e votimit në Mal të Zi.