Bota

Kazakistan, në protesta kanë humbur jetën 26 protestues

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Kazakistanit thuhet se vazhdon operacioni i filluar nga forcat e sigurisë në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme në Kazakistan

Dmitri Chirciu  | 07.01.2022 - Përdıtësım : 08.01.2022
Kazakistan, në protesta kanë humbur jetën 26 protestues

Nur Sultan

Ministria e Brendshme e Kazakistanit njoftoi se në protestat antiqeveritare kanë humbur jetën 26 protestues, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria thuhet se vazhdon operacioni i filluar nga forcat e sigurisë në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme në Kazakistan.

Më tej theksohet se situata është vendosur nën kontroll, janë pastruar ndërtesat administrative dhe bashkive në të gjitha qytetet dhe se në të gjithë vendin janë formuar 70 pika kontrolli.

"Forcat e sigurisë, vendosën rregullin shoqëror në qytetin Almaty dhe kanë marrë në mbrojtje vendet strategjike. Vazhdon operacioni për pastrimin e rrugëve", thuhet në deklaratë.

Niveli i rrezikut nga terrori është rritur në "të kuqe kritike" njoftohet në deklaratën ku bëhet e ditur se kanë humbur jetën 26 protestues dhe 18 të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu thuhet se në ngjarje janë arrestuar mbi 3 mijë persona.

- Ngjarjet në Kazakistan

Protestat që filluan që nga 2 janari në perëndim të Kazakistanit me arsyen e rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm (LPG) dhe situatës socio-ekonomike në vend u përhapën edhe në pjesë të tjera të vendit.

Në protesta u përjetuan përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve. Forcat e sigurisë ndërhynë me bomba zëri ndaj protestuesve të cilët dogjën automjetet e policisë dhe ushtrisë si dhe hynë në ndërtesat qeveritare.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, pranoi dorëheqjen e qeverisë që e mbajti përgjegjëse për protestat e filluara.

Si pasojë e përhapjes së protestave u shpall gjendje e jashtëzakonshme fillimisht në kryeqytetin Nur Sultan, në qytetin Almaty dhe rajonin Mangistau dhe më pas u njoftua se vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme është i vlefshëm për të gjithë rajonet e vendit.

Në Kazakistan është njoftuar se gjatë protestave nga forcat e sigurisë kanë humbur jetën 18 persona dhe janë plagosur 748 të tjerë.

- Tokayev kërkoi ndihmë

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, për shkak të situatës aktuale në vend kërkoi ndihmë nga liderët e vendeve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në të cilën janë vend anëtar.

Në Kazakistan u dërguan ushtarë në kuadrin e vendimit të marrë nga CSTO.

U theksua se në mesin e forcave paqeruajtëse të CSTO ndodhen njësitë ushtarake të Forcave Ajrore Ruse dhe të cilët mbërritën në Kazakistan.

CSTO u themelua në vitin 2002 si një aleancë ushtarake ndërqeveritare nga shtetet anëtare të Bashkësia e Shteteve të Pavarura; Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Armenia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın