Furkan Naci Top
03 Tetor 2017•Përditësim: 03 Tetor 2017
ATHINË (AA) - Numri i refugjatëve që kanë mbërritur muajin e kaluar në ishujt e Greqisë pas udhëtimit të rrezikshëm në Detin Egje është rritur në 4.859 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) mësohet se muaji shtator ka qenë muaji ku është shënuar numri më i madh i kalimit të refugjatëve që nga muaji mars i vitit 2016 kur nisi të zbatohej marrëveshje për emigrantët mes Turqisë dhe Bashkimit Europian (BE).
Kalimet të cilat kanë ndjekur një trend në rritje në muajt e verës, bëhet e ditur se në muajin shtator ato kanë arritur në nivelin më të lartë duke shkuar në 4.859 persona.
Në muajin në fjalë theksohet se është shënuar një rritje me 35 përqind në krahasim me muajin paraardhës ku numri i refugjtëve ka qenë 3.584, ndërsa në krahasim me shtatorin e vitit 2016 ku kanë kaluar 3.080 refugjatë thuhet se është shënuar një rritje me 57 përqind.
Pavarësisht zvogëlimit në më shumë se 97 përqind të kalimit të refugjatëve në Greqi pas marrëveshjes për emigrantët, gjendja e azilkërkuesve që mbahen në ishuj dhe që kanë kërkuar azil vendos në vështirësi qeverinë lokale dhe atë greke.
Në kampet në ishujt Lesbos, Kios, Samos, Kos dhe Leros të Greqisë numri i refugjatëve ka arritur afërsisht në 14 mijë persona, ku mbipopullimi i tepërt në kampe shihet si problemi më i madh.
Refugjatët shpesh herë zhvillojnë protesta duke reaguar ndaj kushteve të këqija të jetesës në kampe dhe procedurat me kohë të gjatë për azil.
Sipas të dhënave që nga marrëveshja për emigrantët drejt ishujve grekë kalojnë ilegalisht mesatarisht 2 mijë persona në muaj.