Bota

Johnson krahason rivalin e tij politik me Stalinin

Kryeministri britanik tha se udhëheqësit laburist po sulmojnë të pasurit "me një kënaqësi dhe hakmarrje që nuk është parë që kur Stalini persekutoi kulakët"

Ekip   | 06.11.2019
Johnson krahason rivalin e tij politik me Stalinin

Londër

Kryeministri britanik, Boris Johnson e ka krahasuar rivalin e tij kryesor me diktatorin Sovjetik Joseph Stalin, ndërsa përgatitet të fillojë zyrtarisht fushatën e Partisë Konservatore për zgjedhjet e 12 dhjetorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Johnson, në një shkrim në Daily Telegraph, theksoi se Partia e Laburiste e Jeremy Corbyn do të "rrisë aq pamëshirshëm taksat" sa që do të shkatërronte prosperitetin e Britanisë.

Ai tha se udhëheqësit laburist po sulmojnë të pasurit "me një kënaqësi dhe hakmarrje që nuk është parë që kur Stalini persekutoi kulakët", fshatarët më të pasur që ishin në shënjestër të regjimit Sovjetik në vitet 1930.

Johnson do të takohet me Mbretëreshën Elizabeth II të mërkurën për të zyrtarizuar shpërbërjen e Parlamentit në përgatitje të zgjedhjeve, përpara se të fillojë fushatën e Partisë Konservatore me një fjalim më vonë gjatë ditës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın