Mohamed Sabry Emam Muhammed
06 nëntor 2019•Përditësim: 07 nëntor 2019
Irani ka filluar me injektimin e gazit brenda centrifugave në objektin e tij nëntokësor Fordow, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror i Iranit tha se injektimi i gazit u krye në prani të inspektorëve nga mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara (IAEA).
Teherani thotë se injektimi i gazit në Fordow është hapi i katër i reduktimit të angazhimeve nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Irani filloi të shkurtojë angazhimet e tij ndaj marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 në një veprim hakmarrës pas vendimit të njëanshëm të SHBA-ve për tërheqjen nga marrëveshja midis Teheranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian (BE).
SHBA që nga ajo kohë ka filluar një fushatë diplomatike dhe ekonomike për të rritur presionin ndaj Iranit për ta detyruar atë të rinegociojë marrëveshjen.
Marrëveshja i lejon Iranit të reduktojë angazhimet në rast të shkeljeve nga palët tjera. Teherani insiston që BE-ja të veprojë në mënyrë më aktive lidhur me zbatimin e pjesës së saj të detyrimeve, duke theksuar se Irani do t’i kthehet respektimit të plotë të marrëveshjes pasi BE-ja të shfuqizojë sanksionet e SHBA-ve.