Mustafa Melih Ahıshalı
14 tetor 2015•Përditësim: 14 tetor 2015
TEHERAN (AA) - Drejtori i Zyrës së energjisë atomike të Iranit, Ali Akbar Salihi, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) më 18 tetor do të bëjnë të ditur pezullimin ose tërheqjen e sanksioneve ndaj Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një interviste në televizionin iranian IRINN, Salihi ka thënë se të dielën do të shpallet heqja e sanksioneve ndaj Iranit.
"Pasi Këshilli i mbrojtjes së Kushtetutës konfirmon marrëveshjen bërthamore të Iranit, ndërsa pala tjetër do të shpallë më 18 tetor pezullimin apo heqjen e embargos", tha Salihi.
Ai theksoi se Irani do të respektojë marrëveshjen bërthamore pas heqjes së embargos nga vendet perëndimore.
"Është e nevojshme që në termocentralin bërthamor Natanz të zvogëlojmë centrifugat nga 10 mijë në 5 mijë, si dhe të kryejmë detyrimet tona në lidhje me aktivitetet që lidhen me centralin bërthamor Fordo dhe reaktorin Arak. Më pas, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të konfirmojnë se i kemi përmbushur detyrimet tona", tha zyrtari iranian.
Zëdhënësi i Këshillit të mbrojtjes së Kushtetutës së Iranit Nejatullah Ibrahimiyan gjithashtu theksoi se Këshilli do të mblidhet nesër, duke shtuar se deri të enjten mund të presin një vendim përfundimtar mbi çështjen e marrëveshjes bërthamore.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.