Bota

Jeta e përditshme mes rrënojave në kampin "Yarmouk" në Damask

Kampi "Yarmouk" u ndërtua në vitin 1957 në jug të Damaskut për refugjatët palestinezë

Ajdin Aliji  | 13.11.2025 - Përdıtësım : 14.11.2025
Jeta e përditshme mes rrënojave në kampin "Yarmouk" në Damask Foto: Hişam Hac Ömer / AA

Shkup

Familjet në kampin "Yarmouk", luftojnë për të mbijetuar mes rrënojave në kushte të vështira jetese ndërsa qyteti vazhdon të mbajë shenjat e sulmeve nga regjimi i rrëzuar i Bashar al-Assadit në Siri, raporton Anadolu.

Vitet e luftës civile dhe bombardimeve kanë shndërruar në rrënoja shumë ndërtesa, dikur të përdorura si shkolla, spitale, xhami dhe dyqane.

Në atë që dikur ishte kampi më i madh i refugjatëve në vend, kanë mbetur vetëm disa familje.


- Kampi "Yarmouk"

Kampi "Yarmouk" u ndërtua në vitin 1957 në jug të Damaskut për refugjatët palestinezë.

Kampi, i cili është bërë zonë vendbanimi ku strehohen mbi 100 mijë palestinezë, ka qenë skenë luftimesh të ashpra që nga fillimi i luftës civile siriane në vitin 2012.

Varrezat, spitalet, shkollat, zonat e banimit dhe infrastruktura në kampin "Yarmouk" janë dëmtuar.

Sot, kampi është kryesisht i shkatërruar për shkak të bombardimeve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın