Bota

Rusia: Fillon një fazë e re historike e marrëdhënieve me Sirinë

"Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë vizitës së ardhshme të presidentit Sharaa në Moskë për të marrë pjesë në Samitin Ruso-Arab", tha zv/kryeministri rus Alexander Novak

Betül Yılmaz  | 09.09.2025 - Përdıtësım : 09.09.2025
Rusia: Fillon një fazë e re historike e marrëdhënieve me Sirinë

Stamboll

Rusia tha se ka filluar një fazë e re historike e marrëdhënieve me Sirinë, ndërsa Moska planifikon një vizitë të presidentit sirian Ahmad Al-Sharaa muajin e ardhshëm, raporton Anadolu.

"Marrëdhëniet midis dy popujve do të bazohen në respekt të ndërsjellë në fazën e re historike dhe shpresojmë që kjo marrëdhënie të vazhdojë të rritet për të mirën e të dy popujve dhe vendeve", tha zëvendëskryeministri rus Alexander Novak në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani.

"Ne i kushtojmë rëndësi të veçantë vizitës së ardhshme të presidentit Sharaa në Moskë për të marrë pjesë në Samitin Ruso-Arab", tha ai.

Samiti është planifikuar të mbahet më 15 tetor.

"Afirmojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë", tha Novak.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın