Burak Bir
21 Nëntor 2019•Përditësim: 22 Nëntor 2019
Autoritetet izraelite kanë mbyllur xhaminë Al-Rasasi në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhamia Al-Rasasi që ndodhet në afërsi të Xhamisë Al-Aksa, që është vendi i tretë i shenjtë në Islam, u mbyll për 6 muaj me arsyetimin se pjesë të saj po përdoren si zyrë nga Administrata e Vakëfit të Kudsit, agjenci kjo e drejtuar nga Jordania.
Zyrat e televizionit shtetëror palestinez dhe e Drejtorisë së Përgjithshme Kombëtare Palestineze në Kudsin Lindor gjithashtu u mbyllën për 6 muaj pas bastisjes së kryer nga policia izraelite një ditë më parë.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1967. Ai aneksoi zyrtarisht të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e pretenduar atë si kryeqytetin e tij, një veprim që kurrë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare.