Burak Bir
21 Nëntor 2019•Përditësim: 21 Nëntor 2019
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, mbrëmë vonë është zgjedhur lideri i ri i Partisë Popullore Evropiane (PPE), raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesit e partisë së qendrës së djathtë nga 40 vende votuan në asamblenë e përgjithshme dhe Tusk u zgjodh me 93 për qind të votave.
PPE është blloku më i madh i Parlamentit Evropian.
Duke theksuar në adresimin e tij se ai do të lëshojë postin e presidentit të Këshillit Evropian në muajin nëntor, Tusk tha se ai është i gatshëm të luftojë "populistët, manipulatorët dhe autokratët".
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po ashtu ishte e pranishëm në asamble. Ajo tha se ata duan të ndërtojnë ura në Evropë dhe se ky është një nga qëllimet e PPE-së.