Esat Fırat
27 Dhjetor 2018•Përditësim: 27 Dhjetor 2018
KUDS (AA) - Qeveria e Izraelit ka në dy ditët e fundit ka vendosur ndërtimin e 2.191 ndërtesave të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar për kolonët hebrenjë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Franca dënon vendimin e Izraelit për vendbanimet e paligjshme hebreje
Sipas deklaratës me shkrim të organizatës izraelite të të drejtave të njeriut në Izrael, Peace Now, qeveria izraelite ka miratuar planin e Komitetit të Lartë të Planifikimit të Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve të Qeverisë në Territorin e Palestinës-COGAT, për ndërtimin e 2.191 ndërtesave në tokat palestineze të okupuara.
Në deklaratë gjithashtu u bë e ditur se komiteti ka planifikuar ndërtimin e 68 ndërtesave të reja në njësinë hebre të banimit Giv'at Ze'ev që gjendet në veri të Kudsit Lindor të okupuar, edhe pse nuk është marrë vendim për ndërtimin e tyre.
Më tej në deklaratë theksohet se ky vendim i marrë pas vendimit për zgjedhje të parakohshme të kryeministrit izraelit Binjamin Netanyahu, është bërë për të fituar votat e kolonëve hebre.
Zgjedhjet e parakohshme në këtë vend planifikohen të mbahen në muajin prill të vitit 2019.