Ömer Faruk Yıldız
21 Nëntor 2019•Përditësim: 22 Nëntor 2019
Rreth 1.000 shtetas kinezë janë arrestuar në Malajzi, për arsye se kanë bërë mashtrime nëpërmjet internetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Administratës për Migracion pranë policisë së Malajzisë thuhet se rreth 1.000 shtetas kinezë në qytetin Cyberjaya të provincës Selangor janë arrestuar për arsye se kanë formuar një bandë që merret me mashtrime nëpërmjet internetit.
Në njoftim u shpërndanë edhe fotografi dhe video në lidhje me operacionin.