Ali H. M. Abo Rezeg
27 mars 2020•Përditësim: 27 mars 2020
Numri i rasteve me koronavirus në Izrael është rritur në 3,035 pasi u konfirmuan 342 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratën e Ministrisë e cituar nga Autoriteti Izraelit i Transmetimit thuhet se 49 pacientë janë në gjendje kritike.
Më tej shtohet se dy pacientë të tjerë të COVID-19 vdiqën gjatë natës, duke rritur numrin e vdekjeve në Izrael në 10.
Të premten, ushtria izraelite njoftoi se 500 ushtarë do të fillojnë të ndihmojnë policinë që nga e diela në zbatimin e masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e virusit.
Hapat e ndërmarra nga Izraeli përfshijnë mbylljen e kafeneve, restoranteve, hoteleve, qendrave tregtare dhe vendeve të tjera argëtuese.
Javën e kaluar, qeveria izraelite vendosi të gjurmojë pacientët e konfirmuar dhe të dyshuar me koronavirus duke monitoruar telefonat e tyre celular.
Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar koronavirusi i ri është përhapur në të paktën 176 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.