Bota

Forcat izraelite vrasin një palestineze në Bregun Perëndimor

"Gruaja palestineze, 50 vjeçare, u qëllua dhe u martirizua në kampin e refugjatëve në Qalandia në jug të Ramallahut", tha në një deklaratë Ministria palestineze e Shëndetësisë

Aness Suheil Barghoti  | 18.09.2019 - Përdıtësım : 19.09.2019
Forcat izraelite vrasin një palestineze në Bregun Perëndimor ( Issam Rimawi - Anadolu Agency )

Ramallah

Një grua palestineze është martirizuar nga forcat izraelite pranë qytetit të okupuar Ramallah në Bregun Perëndimor, bëri të ditur sot Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Gruaja palestineze, 50 vjeçare, u qëllua dhe u martirizua në kampin e refugjatëve në Qalandia në jug të Ramallahut", tha ministria në një deklaratë.

Sipas mediave izraelite, gruaja u qëllua për gjoja përpjekjen për të goditur me thikë një ushtar izraelit.

Ajo u transferua në Qendrën Mjekësore Hadassah në Kuds, ku vdiq nga plagët e marra.

Asnjë ushtar izraelit nuk u plagos në incident.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın