Bota

Juncker: Rreziku për një Brexit pa marrëveshje "po bëhet shumë i vërtetë"

Juncker pas takimit me kryeministrin britanik Johnson tha se një Brexit pa marrëveshje "mund të jetë zgjidhja për Britaninë e Madhe por jo edhe për ne"

Ekip  | 18.09.2019 - Përdıtësım : 19.09.2019
Juncker: Rreziku për një Brexit pa marrëveshje "po bëhet shumë i vërtetë"

Strasburg

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian deklaroi se rreziku që Britania e Madhe të largohet nga BE-ja pa një marrëveshje mbetet "shumë e vërtetë", transmeton Anadolu Agency (AA).

Juncker pas takimit me kryeministrin britanik Boris Johnson të hënën, tha se një Brexit pa marrëveshje "mund të jetë zgjidhja për Britaninë e Madhe por jo edhe për ne".

Parlamenti Evropian do të debatojë sot për Brexit-in dhe është vendosur të miratojë një rezolutë ku do të paraqesë shqetësimet e saj.

Pika kryesore e ngecjes së marrëveshjes për Brexit-in është kalimi kufitar midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, e cila do të kërkonte që Britania të ruajë disa rregulla tregtare të BE-së.

"Kërkova nga kryeministri britanik të specifikojë aranzhimet alternative që ai mund të parashikojë", ka thënë Juncker.

Britania duhet të largohet nga BE-ja më 31 tetor, përveç nëse përsëri kërkon një shtyrje të afatit, të cilën Johnson me vendosmëri nuk e pranon.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın