Ahmet Dursun
27 mars 2020•Përditësim: 27 mars 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 144 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (Covid-19), çka e ka rritur në 2.378 numrin e të vdekurve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në vend janë shtuar 2.926 raste të reja duke e rritur në 32.332 numrin e të prekurve nga Covid-19.
Ai shtoi se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitali 11.133 persona që janë trajtuar për shkak të koronavirusit.
Jahanpour tha se deri më tani mbi 50 milionë njerëz kanë kaluar në skanim shëndetësor, në kuadër të mobilizimit kombëtar kundër Covid-19 që filloi më 5 mars.
Koronavirusi i ri për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjitha rajonet e vendit.