Anees Suheil Barghouti
10 Maj 2018•Përditësim: 10 Maj 2018
RAMALLAH (AA) – Forcat izraelite arrestuan tetë palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, njoftoi një OJQ palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Shoqatës Palestineze të të Burgosurve, katër palestinezë u arrestuan në qytetin e Betlehemit ndërsa tre të tjerë në Jenin dhe Jericho.
"Wa'ad Tamimi, vëllai i ikonës së rezistencës palestineze Ahed Tamimi, u arrestua nga shtëpia e tij në fshatin Nabi Saleh në veri të qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor", shtuan ata.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera të arrestimit në Bregun Perëndimor të pushtuar me pretekstin për arrestimin e palestinezëve "të kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, më shumë se 6.500 palestinezë, duke përfshirë 300 fëmijë, aktualisht vuajnë dënimet në burgjet izraelite.