Esat Fırat
11 Maj 2020•Përditësim: 11 Maj 2020
KUDS (AA) - Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Izrael është rritur në 252, pasi 5 të infektuar të tjerë humbën jetën nga virusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria izraelite e Shëndetësisë në një deklaratë me shkrim njoftoi se 23 raste të reja të koronavirusit u raportuan në vend, duke e rritur në 16.477 numrin e përgjithshëm të rasteve.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se 74 nga të infektuarit janë në gjendje të rëndë dhe se deri më tani nga virusi janë shëruar 11.430 persona.
Në kuadër të masave ndaj COVID-19, në Izrael është ndërprerë mësimi në të gjitha shkollat dhe janë ndaluar tubimet publike me më shumë se 2 persona.
Qeveria e Tel Avivit, për shkak të COVID-19 ndaloi hyrjen e të gjithë të huajve në vend përveç atyre që banojnë në Izrael.