Bota

Irani: Do t'i tejkalojmë sanksionet ekonomike të Washingtonit

Velayati thotë se "Irani do t'i tejkalojë problemet duke punuar me Kinën, Rusinë, Turqinë dhe vendet tjera mike"

Ali H. M.Abo Rezeg  | 26.09.2018 - Përdıtësım : 26.09.2018
Irani: Do t'i tejkalojmë sanksionet ekonomike të Washingtonit

Teheran

TEHERAN (AA) – Një zyrtar i lartë iranian ka deklaruar se vendi i tij do t'i tejkalojë sanksionet ekonomike të SHBA-ve duke punuar më ngushtë me Kinën, Rusinë dhe Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Agjencia studentore iraniane e lajmeve (ISNA), këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ali Akbar Velayati, ka theksuar se “Irani do të tejkalojë problemet duke punuar me Kinën, Rusinë, Turqinë dhe vendet tjera miqësore”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın