Fatma Bülbül
19 Gusht 2016•Përditësim: 19 Gusht 2016
BAGDAD (AA) – Të paktën pesë persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë në kryeqytetin irakian të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).
Togeri Deham al-Mahmud pas sulmit të ndodhur në jug të Bagdadit tha se në mesin e të vrarëve ishin edhe dy ushtarë.
Përveç kësaj sipas togerit Mahmud, janë gjetur trupat e një adoleshenteje dhe një gruaje në rajonin Al-Abadi dhe Al-Saaba. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.