Ekip
19 Gusht 2016•Përditësim: 20 Gusht 2016
ANKARA (AA) - Marina Kineze njoftoi se ka kryer "stërvitjen konfrontuese" në Detin e Japonisë, me dy flota të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua të mërkurën citoi një burim ushtarak të ketë thënë se një mjet fluturues i huaj ka tentuar të mbikëqyrte stërvitjen.
"Ajo mori përgjigjen e duhur nga luftanijet kineze", thotë burimi.
Ai shtoi se flota përbëhej nga shkatërruesja e raketave Xi'an, fregata raketore Hengshui dhe anija e furnizimit Gaoyouhu, ndërsa flota rivale përbëhej nga disa luftanije të Flotës së marinës Donghai.