Zehra Nur Düz
18 Qershor 2020•Përditësim: 18 Qershor 2020
Të paktën pesë anëtarë të Parlamentit të Irakut kanë testuar pozitivë në koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Parlamentit, Hoshiar Karadag, tha se Mahasin Hamdun Dali, Alaa Nasi dhe Laith Dulaimi nga Mosuli janë në mesin e deputetëve që kanë rezultuar pozitivë, duke shtuar se nuk do të ketë pezullim të punës së Parlamentit.
Një tjetër ligjvënës, Wahdi Jumeili, gjithashtu njoftoi në rrjetet sociale se rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.
Dje, një burim mjekësor njoftoi se ministri i Transportit, Nasser Bandar dhe familja e tij rezultuan pozitivë në testet për virusin.
Bandar është ministri i parë në qeverinë e Irakut që është infektuar me COVID-19.
Më herët gjatë javës, dy deputete tjera kishin rezultuar pozitivë në koronavirus.
Autoritetet irakiane deri më tani kanë konfirmuar 12.711 raste, duke përfshirë 773 të vdekur.