India fillon stërvitjet e mbrojtjes civile në mbarë vendin
Ministria e Brendshme e Indisë u ka dhënë udhëzime shteteve në vend të kryejnë stërvitje të mbrojtjes civile në mesin e tensioneve në rritje me Pakistanin

Ankara
Ministria e Brendshme e Indisë u ka dhënë udhëzime shteteve në vend të kryejnë stërvitje të mbrojtjes civile në mesin e tensioneve në rritje me Pakistanin, raporton Anadolu.
Stërvitje janë mbajtur në spitalin "Dr. Ram Manohar Lohia" si dhe për nxënësit në një shkollë në kryeqytetin New Delhi.
India nisi sulme me raketa në territorin pakistanez dhe rajonin Azad Kashmir të kontrolluar nga Pakistani më 6 maj në hakmarrje për sulmin terrorist në distriktin Pahalgam më 22 prill, në të cilin u vranë 26 persona.
Ushtria indiane tha se goditi 9 objektiva, të cilat i përshkroi si "struktura terroriste" ndërsa qeveria e Islamabadit njoftoi se 6 vende civile u shënjestruan në sulme ku humbën jetën 26 persona.
Ushtria pakistaneze njoftoi se ka rrëzuar 5 avionë luftarakë gjatë sulmit indian. Qeveria e New Delhit nuk e konfirmoi këtë.