Ekip
21 Shtator 2019•Përditësim: 22 Shtator 2019
Protestuesit në Hong Kong kanë djegur flamurin kinez ndërsa policia hodhi gaz lotsjellës në përleshjet e sërishme të protestave antiqeveritare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia akuzoi protestuesit se sot gjatë marshit të disa mijëra personave në qarkun Tuen Mun në veriperëndim të Hong Kongut kanë spërkatur policët me ujë. Mediat raportuan arrestimin e të paktën një personi.
Marshimi i sotëm ishte relativisht i vogël në krahasim me demonstratat, që po zhvillohen çdo fundjavë që nga qershori i këtij viti.
Protestat në Hong Kong filluan me kundërshtimin e ligjit të propozuar për të lejuar ekstradimin tek autoritetet kineze dhe më pas u zgjeruan për të përfshirë kërkesat për një demokraci më të madhe.