Bota

Hong Kong, sërish protesta kundër projektligjit për ekstradim

Disa nga protestuesit kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve demokratike ndërsa një pjesë e vogël e tyre kanë mbajtur në duar pankarta me mbushkrimet "Hong Kong i pavarur"

Ayşe Doğru  | 14.07.2019 - Përdıtësım : 15.07.2019
Hong Kong, sërish protesta kundër projektligjit për ekstradim

Hong Kong

Në Rajonin e posaçëm administrativ të Hong Kongut vazhdojnë protestat kundër projektligjit për të lehtësuar ekstradimin e të dyshuarve në Kinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mijëra persona në qytetin Sha Tin në Rajonet e Reja të Hong Kongut në kufi me Kinën, u mblodhën në prostestë duke kërkuar largimin nga detyra të Shefes ekzekutive të rajonit të posaçëm administrativ të Hong Kongut, Carrie Lam.

Disa nga protestuesit kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve demokratike ndërsa një pjesë e vogël e tyre kanë mbajtur në duar pankarta me mbushkrimet "Hong Kong i pavarur".

Për një kohë të shkurtër është shënuar një përjeshje mes policisë dhe protestuesve që kanë kërkuar hetimin e dhunës policore në protestat e mëparshme të zhilluara për shkak të projektligjit që lehtëson ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Në protestat me pjesëmarrje të gjerë të mbajtura në Hong Kong më 12 qershor kundër projektligjit në fjalë u plagosën të paktën 79 persona ndërsa 11 të tjerë u arrestuan.

Në një konferencë për media më 15 qershor, Carrie Lam njoftoi pezullimin e projektligjit të paraqitur më 3 prill në Parlament për shkak se ka shkaktuar ndarje të mëdha të pikëpamjeve në shoqëri.

Lam, e cila kërkoi falje në lidhje me rregullimin ligjor që çoi në protesta, tha se projektligji nuk do të vendoset në axhendë gjatë kësaj periudhe legjislative.

Ndërsa liderët e protestuesve, të cilët nuk e panë si të mjaftueshëm vendimin e pezullimit të projektiligjit dhe të cilët kanë vazhduar protestat e tyre, deklaruan se do të vazhdojnë protestat e tyre derisa ligji të anulohet zyrtarisht.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın