Si aleatë politikë dhe partnerë ekonomikë, Turqia dhe Italia kanë punuar së bashku ndër vite në fusha të ndryshme duke filluar nga industria e automjeteve, bankat, dhe mbrojtja e deri tek agrobiznesi dhe tekstilet, por tani e tutje është vendosur që hapësira të jetë në qendër të vëmendjes.
Hapësira është një zonë që Turqia dhe Italia po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje, duke u përpjekur të përfshihen në garën globale hapësinore të shekullit 21.
Deri më tani, partneriteti i të dyja vendeve është ndërtuar kryesisht në fusha të tjera, por tani ka një mundësi që të forcojnë lidhjet e ndërsjella afatgjata të bazuara në teknologjinë hapësinore.
Ekonomia e hapësirës kërkon një ekosistem të vetë-mjaftueshëm që përfshin kapitalin, partneritetet strategjike dhe modelet evoluuese të biznesit, tha Lokman Kuzu, kreu i Institutit të Kërkimeve Teknologjike Hapësinore dhe Këshilli Kërkimor Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë, i quajtur gjithashtu TUBITAK UZAY.
Duke folur për Anadolu Agency (AA), Kuzu tha se zhvillimi i teknologjisë hapësinore po përshpejtohet në të gjithë botën dhe se partneritetet interesante, siç është ajo midis Agjencisë hapësinore amerikane NASA dhe asaj të Brazilit, që janë përforcuar kohët e fundit.
"Turqit dhe italianët kanë shumë gjëra të përbashkëta: histori e përbashkët, karakteristika të ngjashme, ushqimin", tha ai, duke shtuar se këto elemente të përbashkëta e bëjnë më të lehtë për Turqinë të punojë me Italinë sesa me Kinën apo Rusinë.
Deri më tani Turqia ka realizuar katër projekte relativisht të vogla hapësinore me Italinë, tha ai, duke shtuar se Turqia është e etur të bashkëpunojë me Italinë në projekte më të mëdha, me çmime më të mëdha, siç është ndërtimi i satelitëve.
Italia është e mirë në zhvillimin e softuerëve të stacioneve nëntokësore dhe ka punuar me Francën, e cila është e mirë në vendosjen e satelitëve, tha ai.
- Inxhinierët e talentuar turq të hapësirës
"Sektori turk i hapësirës nuk është aq i madh sa i rivalëve të tij në të gjithë botën, por inxhinierët turq të hapësirës janë mjaft të talentuar", tha Kuzu, duke shtuar se nëse një partneritet hapësinor është i avacuar, Turqia mund të kontribuojë shumë.
Transferimet e teknologjisë janë gjithmonë të ndërsjella, shtoi ai, duke thënë se kur bëhet fjalë për hapësirë, madje edhe vendet më të konfliktuara mund të punojnë me njëri-tjetrin.
"Në botën moderne, ne kemi qenë dëshmitarë të lidhjes së partneriteteve interesante si ajo midis Rusisë dhe SHBA-së", tha ai, duke shtuar se firma private Space X transporton mallra, ndërsa Soyuz-i i Rusisë, me serinë e anijeve kozmike, janë në gjendje të sjellin njerëzit në Stacioni Ndërkombëtarë Hapësinor.
- "Turqia, e mirë në ndërtimin e urave"
Anilkumar Dave, kreu i Njësisë së Inovacionit dhe Teknologjisë në Agjencinë Italiane të Hapësirës (ASI), tha se Italia i jep rëndësi të madhe bashkëpunimit me Turqinë në bërjen e kërkimeve mbi ekonominë inovative të hapësirës.
"Turqia është e mirë në ndërtimin e urave, poashtu dhe Italia. Ne e dimë se si të lidhemi me të tjerët", tha ai, duke shtuar se kërkimi mbi teknologjinë hapësinore mund të shërbejë si një urë lidhëse midis dy vendeve.
Dave tha se eksplorimi i forcave të tregut, teknologjisë dhe imagjinatës është duke drejtuar epokën e re të hapësirës, duke shtuar se vendet që kanë në rritje industrinë e tyre hapësinore do të kenë nevojë për një ekosistem të vetë-qëndrueshëm që kërkon ndërtimin e partneriteteve strategjike.
Ekipi Hapësinor në Morgan Stanley, banka shumëkombëshe e investimeve amerikane, vlerëson se industria globale nga rreth 350 miliardë dollarë mund të rritet në mbi 1 trilion dollarë deri në vitin 2040.
Logjistika e hapësirës sot konsiderohet si një nga mundësitë më të mëdha tregtare të arritshme, ku kompanitë dhe qeveritë paguajnë njëlloj për të lançuar satelitët në orbitë.
Sipas ekspertëve, gërmimi i mineraleve, asteroidëve dhe gërmimet hapësinore do të jenë pjesë e planeve të politikave ekonomike të vendeve.