Furkan Naci Top
08 Dhjetor 2016•Përditësim: 08 Dhjetor 2016
ATHINË (AA)- Në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, në kuadër të shpalljes së grevës së përgjithshme mijëra qytetarë protestuan kundër masave të kursimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Me thirrjen e Federatës Greke të Punonjësve në Sektorin Publik (ADEDY), Konfederatës Greke të Sindikatave të Punonjësve (GSEE) dhe Organizatës Punëtorët e Frontit Militant (PAME) rreth 7 mijë persona marshuan në sheshin Sintagma para Parlamentit të Greqisë.
Në kuadër të protestave për shkaqe sigurie janë mbyllur disa rrugë për komunikacionin. Protestat përfunduan pa asnjë incident. Gjithashtu edhe në disa qytete të tjera siç është Selaniku janë organizuar protesta të ngjashme.
Në deklaratën e sindikatave, theksohet se politikat shtrënguese të cilat aplikohen me vite të tëra kanë varfëruar popullin, kurse tani këto masa paraqesin kërcenim për të drejtat e punës.