Betül Yürük
21 shtator 2015•Përditësim: 21 shtator 2015
ATHINË (AA) - Fituesi i zgjedhjeve të parakohshme në Greqi është koalicioni radikal i majtë SYRIZA udhëhequr nga Alexis Tsipras, raporton Anaadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se 99.32 përqind e kutive të votimit janë hapur. Nga kutitë e numëruara SYRIZA ka marrë 35.47 përqind të votave të cilat përkthehen në 145 vende në Parlamentin grek. Ndërkohë Partia Demokracia e Re ka marrë 28.09 përqind duke u radhitur e dyta dhe kështu ka mundur të sigurojë 75 vende në Parlament.
Në zgjedhjet në të cilat kishte një pjesëmarrje prej 55 përqind partia radikale e djathtë Agimi i Artë u rendit e treta me 6.99 përqind. Kjo parti pritet të sigurojë 18 vende në Parlament.
PASOK-DIMAR me 6.28 përqind duket se ka siguruar 17 vende në Parlament. Ndërkohë Partia Komuniste e Greqisë (KKE) me 5.55 përqind mund të marrë 15 vende në Parlament. Partia pro BE, To Potami ka marrë 4.09 përqind dhe mund të sigurojë 11 vende në Parlament, Partia e Grekëve të Pavarur (ANEL) 3.69 përqind me 10 vende dhe Bashkimi i Qendrës me 3.43 përqind të cilët do të mund të kenë 9 vende në Parlament.
Nga ana tjetër Laiki Enotita, Partia e cila u krijua nga ndarja me SYRIZA-n mori 2.86 përqind dhe nuk arriti të kalojë pragun prej 3 përqindësh.
Ndërkohë që Qendra e Bashkuar dhe DIMAR patën rritje të votave në krahasim me zgjedhjet e 20 shtatorit, To Potami dhe ANEL humbën terren në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Pakica etnike e turqve që jetojnë në Trakia Perëndimore arritën të marrin 3 deputetë.
Për të formuar qeverinë e vetme një partie i duhen 151 vende në Parlament. Ndërkohë sipas rezultateve paraprake asnjë parti nuk mund të shkojë dot e vetme në qeverisje dhe si rrjedhojë Greqia pritet të qeveriset përsëri nga një koalicion.
Tsipras do të marrë të drejtën e formimit të qeverisë nga Presidenti i vendit pasi është partia e parë në këto zgjedhje. Si kandidat i mundshëm për një qeverisje të përbashkët shikohet Lideri i ANEL pasi gjatë fjalimit të fitores së Tsipras-it ishte përkrah tij.
Sipas një lajmi të agjencisë zyrtare të lajmeve të Greqisë thuhet se Tsipras sot pas dreke pritet të marrë detyrën nga Presidenti i Greqisë për formimin e qeverisë.
Agjencia e lajmeve thotë gjithashtu se ditën e martë pritet edhe betimi i qeverisë së re.