Hüseyin Mahmud,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
17 maj 2016•Përditësim: 17 maj 2016
KAJRO (AA) - Ka përfunduar stërvitja e përbashkët ushtarake ''Iskenderije 2016'' e organizuar nga Greqia dhe Egjipti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Egjiptit thuhet se stërvitja e përbashkët e forcave detare ''Iskenderije 2016'' e organizuar në ujërat territoriale të Egjiptit ka përfunduar me sukses.
Stërvitja e cila ka zgjatur një javë kishte në fokus shpëtimin dhe marrjen e një ishulli i cili ishte marrë peng nga terroristët.
Ministria në deklaratën me shkrim ka theksuar se në këtë stërvitje kanë marrë pjesë një numër i madh ushtarësh.
Egjipti dhe Greqia edhe më parë më 11 - 12 maj të këtij viti organizuan një stërvitje të përbashkët ushtarake me forcat ajrore të titulluar ''MEDOUSA 2016''.