Nour Mahd Ali Abu Aisha,Said İbicioğlu
16 Shtator 2016•Përditësim: 16 Shtator 2016
GAZA (AA) - Egjipti ka njoftuar se do të hapë pikën kufitare Refah e cila është pika e vetme e komunikimit të Gazës me botën dhe që është mbyllur për shkak të embargos së Izraelit, për një periudhë 4 ditore në njërin drejtim, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA Drejtori i pjesës palestineze të pikës kufitare Hisham Advan, tha se Egjipti do të hapë pikën kufitare për 4 ditë duke filluar nga data 18 shtator, në mënyrë që të mund të hyjnë 500 haxhinjtë palestinezë drejt Rripit të Gazës.