Gamze Türkoğlu Oğuz
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
CARACAS (AA) - Në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas dhe shumë qytete të tjera dhjetëra mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në demonstratat kundër Presidentit të vendit, Nicolas Maduro, raporton Anadolu Agency (AA).
Në demonstrata janë hedhur parulla me mbishkrime "Jo diktaturës! Po Demokracisë!", ndërkohë në disa qytete protestuesit janë përleshur me forcat e policisë.
Si pasojë e përplasjes së policisë me protestuesit në rajonin Miranda, të paktën një efektiv ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.