Barış Seçkin
27 Tetor 2016•Përditësim: 27 Tetor 2016
ROMË (AA) - Në gomonen e emigrantëve, e cila në mënyrë të paligjshme u përpoq të kalojë Detin Mesdhe, janë gjetur 25 trupa të pajetë, raporton Anadolu Agency (AA).
Televizioni italian "Rainews", njoftoi se si anija "Mjekët pa Kufij (MSF)" në brigjet e Libisë ka shpëtuar 246 emigrantë të vendosur në dy gomone.
Nga njëra anije janë shpëtuar 107 emigrantë dhe janë gjetur 25 trupa, të cilat u nxorën nga pjesa e poshtme e gomones. Më pas u konstatua se këta njerëz janë mbytur.
Sipas të dhënave të UNHCR-së që nga fillimi i vitit përmes Detit Mesdhe në bregdetin e Evropës kanë arritur 327,800 njerëz, dhe në këtë rrugëtim 3.740 prej tyre vdiqën. Zyrtarët e UNHCR-së, vitin 2016 e kanë vlerësuar si më "vdekjeprurësin për emigrantët dhe refugjatët".