Mehmet Hatipoğlu
28 Janar 2017•Përditësim: 28 Janar 2017
ATHINË (AA) - Njoftohet se në kampin e refugjatëve Moria në ishullin Lesbos të Greqisë në një çadër është gjendur i pajetë një refugjat sirian, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët kanë konfirmuar se në kampin e refugjatëve ku në fillim të javës u gjend i vdekur një tjetër emigrant egjiptian, edhe ditën e sotme është gjendur i vdekur në çadër një refugjat nga Siria.
Mediat greke kanë raportuar se në ishull janë dërguar punonjësit e mjekësisë ligjore për të hetuar shkaqet e humbjeve të jetës të refugjatëve pas ngjarjeve të ndodhura njëra pas tjetrës në kampin Moria.
Në kampin Moria edhe më 24 janar ishte gjetur i pajetë në çadër një emigrant egjiptian 22-vjeçar.
Refugjatët e bllokuar në Greqi pasi vendet evropiane mbyllën kufijtë, janë duke luftuar me kushtet e dimrit nëpër kampet ku ndodhen. Për shkak të motit të acartë dhe reshjeve intensive të dëborës, qindra refugjatë po kalojnë ditë të vështira akoma nëpër çadrat verore në kampin Moria.
Ndërsa autoritetet greke të cilët janë gjetur të pa përgatitur për kushtet e dimrit kanë gjetur zgjidhje duke dërguar në portin e Lesvos një anije të forcave detare të Greqisë për të strehuar refugjatët.