Bota

Gjermania rrit në 40 mijë numrin e shtretërve në kujdesin intensiv

Kreu i Unionit të Spitaleve të Gjermanisë, Gerald Gass tha se për shkak të COVID-19 nga 28 mijë kanë rritur në 40 mijë numrin e shtretërve në kujdesin intesiv

Cüneyt Karadağ  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Gjermania rrit në 40 mijë numrin e shtretërve në kujdesin intensiv

Berlin

Në kuadër të përgatitjeve për epideminë e koronavirusit të ri (COVID-19) në Gjermani është rritur në 40 mijë numri i shtretërve në kujdesin intesiv, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Unionit të Spitaleve të Gjermanisë (DKG), Gerald Gass në një deklaratë për gazetën "Rheinische Post" tha se për shkak të COVID-19 nga 28 mijë kanë rritur në 40 mijë numrin e shtretërve në kujdesin intesiv.

Ai ka bërë të ditur se nga 20 mijë kanë rritur në 30 mijë numrin e shtretërve me pajisje të frymëmarrjes në kujdesin intensiv.

Gass tha se brenda dy javësh mendojnë të plotësojnë mungesën e pajisjeve të frymëmarrjes në njësitë e kujdesit intensiv. Sipas tij, aktualisht 2.000 të sëmurë nga COVID-19 trajtohen në shtretër me pajisje të frymëmarrjes.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.